Linja e prodhimit
Na kontaktoni
+383 49 889 279
Makineritë
Që bëjnë të mundur gjithÇka!
Artikujt plastike prodhohen ne mënyra te ndryshme , procesi I prodhimit te artikujve varet nga lloji I materialit plastik si dhe nga vetë artikulli që prodhohet.
TO-NI PLAST Prodhon artikuj plastik me Kallëp dhe artikuj plastik me Ekstrudim.
33 makineri moderne injektuese me peshe godije prej 0.5gram deri ne 215 gram dhe 2 makineri me ekstrudim deri ne 60kg/h. Ne prodhojmë në dy nderrime (ndonjeherë 7 ditë në 24 orë).
Makineritë tona injektuese plotësohen nga sistemet optimale të trajtimit për procesin e prodhimit të qetë dhe absolutisht ekonomik për të mirën e klientëve tanë.
të specializuar
Deri në nivelet më të larta!
Ne jemi te specializuar në produktet qe prodhojmë, ju ofrojmë klientëve tanë prodhim “nga një burim i vetëm” dhe, sipas kërkesës, furnizojmë produktet bazë përkatëse për përpunimin dhe rafinimin e mëtejshëm të pjesëve plastike të formuara me injeksion plastik.
Në TO-NI PLAST ne ju ofrojmë të gjithë procesin e prodhimit për specifikimin tuaj – nga ndertimi I Kallupit deri te pjesa e përfunduar plastike dhe produkti përfundimtar i mbledhur. Një rrjet që funksionon mirë i furnitorëve dhe partnerëve e bën të mundur.
Në TO-NI PLAST ne punojmë në mënyrë të qëndrueshme me plastikë të pastër dhe të Recikluar – aty ku është e mundur dhe e dobishme. Mbeturinat nga prodhimi ynë riciklohen drejtpërdrejt. Salla moderne e prodhimit plotëson kërkesat e sotme për një vend pune optimal dhe të sigurt.